Njoftim për mbledhjen e asamblesë

Lënda: Njoftim për mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të aksionerëve

Për: 1. Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
2. Shoqërisë audituese “AD-AUDITING” shpk
3. Aksionerëve të shoqërisë (www.urtesiabektashiane.al)
4. Këshillit Mbikqyrës

Unë drejtori i shoqërisë tregtare “Urtësia Bektashiane” sh.a. , me të drejtën që më jep Ligji nr. 7638 datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregare” neni 132 i tij i ndryshuar në ligjin 9901 datë 14.04.2008 neni 11, si dhe “Statuti” i shoqërisë neni 15.

Thirrjen e Mbledhjes së Zakonshme të Asamblesë të Aksionerëve të shoqërisë tregtare “Urtësia Bektashiane” sh.a., e cila do të zhvillohet me datë 20.04.2015, në selinë e shoqërisë ( ish-Poligrafiku ) Tiranë 12:00

Mbledhja e Zakonshme e Asamblesë së aksionerëve do të marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për çështjet në këtë rend dite:  Raporti i Drejtorit të shoqërisë, Z. Jetmir Bodini.
Raporti i Këshillit Mbikqyrës.
Diskutimet e personave fizikë, të cilët gëzojnë cilësinë e zotëruesit të aksioneve të shoqërisë.
Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 2014 të audituara nga shoqëria “AD-Auditing” shpk.
Vlerësimi i veprimtarisë së shoqërisë  ( Propozime dhe vendime ).
Emërtimi i ekspertit për auditimin e llogarive vjetore të shoqërisë.
Riemërimin e anëtarve të Këshillit Mbikqyrës

Njoftimi i aksionerëve të kryhet sipas marrëveshjes të gjithë pranuar në faqen e internetit të shoqërisë www.urtësiabektashine.al

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj!

DREJTORI

JETMIR BODINI

Shënim: Persona e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Njoftimit