Vendim Nr. 28

REPUBLIKA E SHQIPERISE
SHTYPSHKRONJA “URTESIA BEKTASHIANE” Sh.A
ASAMBLEJA E PERGJITHSHME


Adresa: Rr. “Shemsi Haka” Ish-Poligrafiku – Tirane. mobile: 0692023389

VENDIM
Nr. 28 date 22.07.2017

Ne mbështetje të Ligjit Nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtaret dhe shoqërite tregtare”, nenit 16 te Statutit te shoqërise “Urtësia Bektashiane” sh.a si dhe referuar raportit të drejtorit të shoqërise Z.Jetmir Bodini, raportit të Këshillit Mbikqyrës si dhe diskutimeve të personave fizike, te cilët gëzojne cilësine e zotëruesit të aksioneve të shoqërise gjatë mbledhjes së mbajtur në datën 22.07.2017 nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerve me pjesemarrje 100% të aksionerve ose përfaqësuesve të tyre, te cilët zotërojne korumin e nevojshëm ligjor:

VENDOSI:

  1. Të miratojë pasqyrat financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri. rne 31 Dhjetor 2016 te audituara nga ekspertet znj. Ana Osmani liç, Nr 85 date 07.12.2000, znj Estela Balili liç Nr. 218 date 04.10.2010
  2. Të shpërndajë ne forme dividenti fitimin e rezultatit ushtrimor 1 janar deri 31 dhjetor 2016, në shumën prej 4 429 534 leke neto, pasi jane zbritur detyrimet perkatese;
  3. Të emërojë ekspertet znj. Ana Osmani liç, Nr 85 date 07.12.2000, znj Estela Balili liç Nr. 218 date 04.10.2010 për auditimin e pasqyrave financiare për vitin ushtrimor 1 Janar deri me 31 dhjetor 2017;
  4. Të Miratojë fondin vjetor për shpërblimin e antarëve te Këshillit Mbikqyrës ne shumën prej 610,000 (gjashtëqindedhjetëmijë) lekë;
  5. Të ngarkojë Drejtorin e shoqërise “Urtësia Bektashiane” sh.a Z.Jettnir Bodini për zbatimin e ketij vendimi,

Ky vendim hyn në fuqi mënjehere.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(zotëruesi i 80.223% te aksioneve)
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ

Kryetarja e Asamblese
Zamira Caushaj

Shënim: Personat e interesuar për pasur një kopje zyrtare të këtij njoftimi mund ta shkarkojnë atë në linkun e mëposhtëm:

Shkarkoni Formatin Zyrtar të Njoftimit